Celebrity Style

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një tjetër nivel

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2023

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images

 
Dua Lipa është paraqitur në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles me një fustan transparent dhe i ka lënë shumë pak vend imagjinatës. Dua ka veshur vetëm një palë tanga me xixa dhe sandale ngjyrë argjendi.

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images

Ja dhe një pamje nga pas:

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images


Dua e kombinoi veshjen me një varëse elegante diamanti, ndërkohë që shkëlqente me fustanin nga Bottega Veneta.

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images

Dua, e puthur nga dielli:

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images


Lipa, e cila luan edhe rolin e sirenës në filmin “Barbie”, zgjodhi një makeup minimalist, ku dominonin ngjyrat neutrale dhe shkëlqimi i bronztë.

Dua Lipa e çon trendin e fustanit transparent në një
Getty Images

Dua, rishazi ka dhuruar look-e fantastike dhe ka sjellë një super koleksion në bashkëpunim me Versace, pasi ka bashkë-dizenjuar një koleksion për Versace, “La Vacanza”, i cili u prezantua në Kanë.

Koleksioni shënoi përvojën e parë të Duas si dizajnere mode. Donatella u tha gazetarëve se koleksioni “La Vacanza” ka të bëjë me “lirinë, argëtimin dhe vetëbesimin”, përcjellë përmes detajeve dhe motiveve si flutura kristali, ngjyra të ndritshme, shkëlqim metalik etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh. Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm,” tha ajo.

Artikuj të sugjeruar: