Celebrity

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe tregon mesazhet mes tyre

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2023

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Sarah Brady, sërfistja dhe ish e dashura e Jonah Hill, foli kundër aktorit dhe pretendoi se ai ishte manipulues dhe abuzoi emocionalisht me të kur ishin bashkë.

Përmes publikimit të mesazheve private të tyre në Instagram, Sarah tregoi disa biseda të supozuara mes saj dhe Jonah, në të cilat ai vazhdimisht i kërkoi asaj të hiqte disa foto që ai i konsideronte "seksuale" dhe i kërkoi të mos kishte shoqëri me burra dhe "gra që janë në gjendje të paqëndrueshme”.

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Në një nga bisedat, duket se aktori i kërkon asaj të heqë disa foto nga Instagrami, që duket se janë foto të saj me bikini. “Ky është një paralajmërim për të gjitha vajzat. Nëse partneri juaj po ju flet kështu, largohuni,” shkroi ajo.

Brady tha gjithashtu se Hill përdori përvojën e tij në terapi si një mënyrë për ta "kontrolluar" atë.

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Ajo postoi gjithashtu edhe shumë mesazhe ku pretendohet se Hill i dërgoi një listë të gjërave nga të cilat ajo duhet të hiqte dorë në mënyrë që të jetë partnerja e tij romantike – duke përfshirë postimin e fotove me bikini, “miqësi të papërshtatshme pa kufi me burrat ” dhe sërf me burra të tjerë.

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Ajo pretendon gjithashtu se ai i tha se një modele do të ishte partnerja e fundit me të cilën do ishte lidhur.

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe

Brady shkroi se ajo dëshiron që Hill të "rrethohet nga burra feministë" të cilët do ta "bëjnë të mbajë përgjegjësi".

"Të qenit një partner emocionalisht abuzues nuk do të thotë se ai është një person i tmerrshëm (shpesh vjen nga trauma e tyre) dhe në të njëjtën kohë nuk do të thotë se është në rregull,” theksoi ajo.

Sarah Hill dhe Johan Brady u lidhën në verën e vitit 2021 dhe u ndanë diku vitin e ardhshëm. Hill nuk i ka komentuar akuzat e Brady.