Celebrity

Lindsay Lohan bëhet nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2023

 

Lindsay Lohan bëhet nënë për herë të parë
Getty Images

Lindsay Lohan ka sjellë në jetë bebushin e saj, konfirmon Page Six. Ajo dhe bashkëshorti, Bader Shammas sollën në jetë djalin e tyre, Luai.
 
Luai ka kuptimin e “mburojës” në gjuhën arabe dhe fëmija ka lindur në Dubai, ku edhe çifti jeton.

Lindsay Lohan bëhet nënë për herë të parë
Getty Images


Lindsay njoftoi se ishte shtatzënë më herët gjatë këtij viti, përmes një postimi në Instagram se ishte në pritje të ëmbël dhe se ndihej e bekuar dhe e emocionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Lohan dhe Shammas u fejuan në vitin 2021 dhe sërish të gjithë e morëm vesh nga Instagram-i. Më pas, ajo iu referua Bader si “bashkëshort” dhe ja, kështu u krijua një familje e bukur, e cila po pret një bebush. Aktorja është mjaft e lumtur me partnerin e saj dhe shpeshherë ka thënë se është gruaja më me fat në botë krah tij.

Artikuj të sugjeruar: