
Ariana Grande dhe Dalton Gomez i dhanë fund martesës së tyre në mënyrë miqësore dhe me vendim të përbashkët, por kjo s’do të thotë që Dalton nuk po përpiqet që ta rifitojë zemrën e Ariana-s.

Sipas burimeve, Dalton është zemërthyer dhe po shpreson për një rikthim. “Ai nuk donte ndarjen, por një përrallë me fund të lumtur, por nuk po ndodh kjo”, u shpreh një person anonim, ndërsa dikush tjetër shtoi se “Dalton po shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen, pasi ai s’është gati që të heqë dorë nga martesa e tyre. Ai e sheh veten duke e kaluar jetën me Ariana-n dhe do të bëjë gjithçka që ta realizojë këtë”.

Nga ana tjetër, Dalton ka dalë nëpër takime romantike gjatë muajve të fundit. Të paktën kështu thonë burimet, të cilat theksojnë se Gomez ka dalë me vajza të tjera për “të hequr mendjen” nga ndarja, por këto takime s’kanë qenë serioze.

Sa për Ariana-n, ajo është e vendosur që të ecë përpara dhe s’e ka pasur fare problem faktin që ish-bashkëshorti ka dalë nëpër takime.
Artikuj të sugjeruar:
- Për të gjitha ndarjet (tuajat dhe të V.I.P-ave) fajësoni prapavijën e Afërditës
- Nisur nga V.I.P-at që po ndahen: 5 shenjat që tregojnë se marrëdhënia jote s’do të mbijetojë në verë
- Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës
- Njerëzit mendojnë se martesa e Ariana Grande-s është në krizë