Celebrity

Pas divorcit, thuhet se Ariana Grande është lidhur me Ethan Slater

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2023

Pas divorcit, thuhet se Ariana Grande është lidhur me Ethan Slater
Getty Images

 
Sipas burimeve për People, Ariana Grande është lidhur me aktorin Ethan Slater, i cili, ashtu si këngëtarja luan në serialin “Wicked”.

Pas divorcit, thuhet se Ariana Grande është lidhur me Ethan Slater
Instagram


"Ariana dhe Dalton u ndanë në janar. Ajo dhe Ethan nisën të dilnin bashkë”, u shpreh burimi. Por, pavarësisht se ajo dhe ish-bashkëshorti, Dalton Gomez janë divorcuar, po punojnë shumë që të kenë një marrëdhënie të shëndetshme miqësore.  

“Ari ka vetëm fjalë të mira për Dalton. Gjatë martesës së tyre, ai ishte fansi i saj nr. 1”, u shpreh burimi.

Ariana dhe Dalton i dhanë fund martesës, pasi ai u përball me shumë sfida për t’u ambientuar me jetën dhe gjithë vëmendjen e Ariana Grande-s, përpara se të merrnin vendimin për divorc.
 
“Ata e morën vendimin së bashku. Kishin probleme që para janarit, por donin që të ishin miq të ngushtë”, u shpreh burimi, duke shtuar se Gomez, tanimë ka vijuar jetën e tij, pasi ka dalë me disa vajza pas ndarjes nga Ariana Grande.

Pas divorcit, thuhet se Ariana Grande është lidhur me Ethan Slater
Instagram

Sipas burimeve, Dalton është zemërthyer dhe po shpreson për një rikthim. “Ai nuk donte ndarjen, por një përrallë me fund të lumtur, por nuk po ndodh kjo”, u shpreh një person anonim, ndërsa dikush tjetër shtoi se “Dalton po shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen, pasi ai s’është gati që të heqë dorë nga martesa e tyre. Ai e sheh veten duke e kaluar jetën me Ariana-n dhe do të bëjë gjithçka që ta realizojë këtë”.

Nga ana tjetër, Dalton ka dalë nëpër takime romantike gjatë muajve të fundit. Të paktën kështu thonë burimet, të cilat theksojnë se Gomez ka dalë me vajza të tjera për “të hequr mendjen” nga ndarja, por këto takime s'kanë qenë serioze.

Pas divorcit, thuhet se Ariana Grande është lidhur me Ethan Slater
Getty Images

Edhe Ethan, sapo është ndarë nga bashkëshortja e tij, Lilly Jay, të cilën e ka pasur shoqe në gjimnaz. Ata u njohën në vitin 2012 dhe u martuan 6 vite më vonë, por më pas, u ndanë, megjithëse shkaku është ende i paqartë.
 
Ethan është babai i një djali, emri i së cilit ende nuk dihet.

Artikuj të sugjeruar: