Celebrity

Thuhet se martesa e Sofia dhe Joe s’paska qenë aq e bukur sa e mendonim

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2023

Thuhet se martesa e Sofia dhe Joe s’paska qenë aq e bukur sa e
Getty Images

 
Martesa e Sofia Vergara dhe Joe Manganiello s’paska qenë kaq romantike dhe e bukur sa mendohej, të paktën kështu thonë burimet, të cilat theksojnë se Sofia ndihej “e ndrydhur” dhe “e pambështetur” nga ish-partneri i saj.

Thuhet se martesa e Sofia dhe Joe s’paska qenë aq e bukur sa e
Variety


“Sofia po bën super jetë. Ajo po kalon kohën me miqtë e saj, pasi u ndrydh nga lidhja me një partner që nuk e mbështeste”, thotë burimi për Page Six.

Thuhet se martesa e Sofia dhe Joe s’paska qenë aq e bukur sa e
Getty Images


Më tej vijoi:
 
“Sofia është kujdesur gjithnjë për Joe dhe karrierën e tij, e cila nuk ishte njësoj siç ishte kur u takuan. Mendoj se ai ndihej i kërcënuar nga suksesi dhe dëshira e saj për të jetuar”.

Thuhet se martesa e Sofia dhe Joe s’paska qenë aq e bukur sa e
Getty Images


Një mik i afërt i çiftit u shpreh se marrëdhënia e tyre bazohej në “kiminë fizike” dhe në respekt dhe besnikëri. “Askush prej tyre nuk tradhtoi”, theksoi miku i tyre, duke shtuar se arsyeja e ndarjes erdhi sepse u shua shkëndija mes tyre. 

Sofia është totalisht okay dhe se ka gjithë kohën dhe paratë e botës që të bëjë çfarëdo që dëshiron dhe nga ana tjetër, Joe është gati që të nisë një marrëdhënie të re romantike dhe që të dashurohet sërish.

Artikuj të sugjeruar: