Flokët

Teknika e ‘flokëve skandinavë’ është virale në TikTok

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2023

Teknika e ‘flokëve skandinavë’ është virale

Tendenca më e fundit që më ka tërhequr vëmendjen është teknika e flokëve skandinavë (scandi hairline), një teknikë e lyerjes së flokëve që ndriçon fytyrën dhe rrit shkëlqimin e lëkurës.

Ky trend, i frymëzuar nga biondet natyrale nga rajonet skandinave, ka pushtuar TikTok-un me mbi 46 milionë shikime.

Teknika e ‘flokëve skandinavë’ është virale

Teknika përfshin zbardhjen e qimeve të holla në vijën e përparme të flokëve (baby hair).

Kur bëhet siç duhet, vija e përparme e flokëve do të duket dukshëm më e lehtë dhe do t’i japë fytyrës shkëlqim, duke imituar pamjen e një biondeje natyrale.

Teknika e ‘flokëve skandinavë’ është virale

Ndonëse është e përhapur më së shumti te flokët biondë, teknika mund të aplikohet edhe te brunet, mjafton që ngjyrat të përshtaten.