
Lilly Jay ka folur për herë të parë për marrëdhënien e pakonfirmuar mes ish-bashkëshortit, Ethan Slater dhe Ariana Grande-s. Lilly është shprehur se Ariana s’është një vajzë që mbështet vajzat e tjera dhe se familja e saj është dëmtuar.

Lilly, e cila ka një djalë me aktorin, është shprehur se është përqendruar te rritja e djalit dhe të jetë një “nënë e mirë”.
Sipas burimeve, ajo ka thënë se fokusi kryesor është që të mbrojë dhe të kujdeset për djalin. “Është me të drejtë, e mërzitur, sepse martesa e saj u shkatërrua, por Ariana dhe Ethan nuk bënë asgjë të gabuar”. Nga ana tjetër, Ethan po bën më të mirën që ta zgjidhë situatën, për hir të fëmijëve të tyre.

Ethan nënshkroi divorcin nga Lilly të mërkurën, pas 4 javëve martesë dhe 10 viteve lidhjeje. Një burim për Page Six konfirmoi se Grande dhe Slater e nisën marrëdhënien e tyre disa muaj para se ai të ndahej nga ish-bashkëshortja.

Edhe Ariana i dha fund martesës me Dalton Gomez, sipas burimeve, në mënyrë miqësore dhe me konsensus. Edhe pse Dalton bëri gjithçka për t’u rikthyer me Ariana-n, ajo tanimë kishte krijuar një lidhje me Ethan.
Thuhet se Ethan dhe Ariana u njohën në sheshxhirimin e serialit “Wicked” dhe u afruan shumë.
Artikuj të sugjeruar: