Celebrity

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?!

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2023

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?!

Travis Scott duket se i ka bërë një diss të dashurit të ish-të dashurës së tij Kylie Jenner, Timothée Chalamet, në albumin e ri, "Utopia".

Në një këngë të titulluar "Meltdown", Scott repon për "çokollatën" dhe "fabrikën e Willy Wonka" përpara se t'i thotë një ish-të dashure të paidentifikuar që të përpiqet të gjejë "një flakë tjetër të nxehtë si unë".

"Wrappin' the cheese, wrap around me 'cause I've got property (Wrap, cheese, wrap) / Chocolate AP and chocolate the Vs (Vs), got the Willy Wonka factory (Vs) / Burn a athlete like it's calories, find another flame hot as me, bitch."

Travis krahason bizhuteritë dhe orët e tij me çokollatën magjike nga “Willy Wonka and the Chocolate Factory”. Ç’lidhje ka Timothée këtu?

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?!
Timothée Chalamet në "Wonka"

Timothée Chalamet luan personazhin e Willy Wonka-s në filmin e ardhshëm “Wonka”. Kaq u desh që fansat të shpërthenin në rrjete sociale.

"Unë prisja shumë gjëra nga albumi i ri i Travis Scott dhe një diss për Timothée Chalamet nuk ishte një prej tyre,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër tha: "Më falni, por nëse duhet të bësh një këngë diss për Timothée Chalamet, ke dështuar tashmë.”

Aktori i "Dune" thuhet se është në një lidhje me Kylie-n. Ata u takuan në sfilatën Pranverë/Verë të Jean Paul Gaultier 2023 në Javën e Modës në Paris në janar. Që atëherë, janë para duke vizituar shtëpitë e njëri-tjetrit dhe kanë darkuar me Kendall Jenner dhe Bad Bunny.