
Ariana Grande është lidhur me kolegun e saj në serialin “Wicked”, Ethan Slater, i njohur për rolin e tij si SpongeBob SquarePants dhe interneti s’po e pret aspak mirë hapin e saj të radhës, pasi Ethan, ishte i martuar me partneren e tij, Lilly Jay, që e kishte njohur që prej 10 vitesh dhe së bashku kanë një fëmijë të vogël.
Ç'thotë interneti për këtë?
Dikush aludon se Ariana dhe Ethan "u arratisën" për ditëlindjen e saj, 3 javë para se të dilte lajmi për lidhjen e tyre.
@laurenisgossip Ariana Grande & Ethan Slater went on a PRIVATE getaway for Ariana’s 30th 3 WEEKS before the rumors started
? original sound - Lauren is Gossip
Një tjetër person mendon se Ethan hodhi gjithçka që kishte krijuar për një vajzë që do e lërë.
@jusst_tiktokss Bpyfriend by ariana grande. #arianagrande #ethanslater #fyp#foryou#viral#fyp#fyp#celebrity #celebrities #fyp#foryou ? maria - ?
Dikush tjetër thotë se Ariana e dinte mirë se ç'po bënte kur u lidh me Ethan.
Një tjetër thotë se Ariana ka qenë problemi në martesën e saj me Dalton.
@badtakesbyclyde with that man tho?!?!#fyp #arianagrande #ethanslater #wicked ? sonido original - ???
Një fanse e Ariana-s, e cila e kishte admiruar aktoren për 10 vite, tani e urren për 1 ditë.
@nancyarnstein #arianagrande #daltongomez #ethanslater #relationships #thoughts #arianagrandedivorce ? traitor - Olivia Rodrigo
Sipas zërave, Ethan ishte ende i martuar kur dilte me Ariana-n dhe ajo e ka takuar disa herë ish-bashkëshorten e tij (Ethan nënshkroi divorcin javën e kaluar) dhe le të themi që TikTok-ut, ky veprim i duket hipokrizi dhe sipas njerëzve në këtë rrjet social, Ariana s’është fare një “vajzë që mbështet vajzat”.
Burime pranë Lilly Jay thanë se ajo ndihet e tradhtuar dhe tmerrësisht keq që familja e saj u shkatërrua. “Ethan ia tha Lilly-t disa ditë para se të dilte thashethemi se ai dhe Ariana janë të lidhur dhe i tha se donte divorcin. Lilly s’e priste kurrë”. Një tjetër burim tha se Ariana dhe Ethan s’ishin fare të kujdesshëm, pasi kapeshin prej dore shpesh në mes të xhirimeve.
Sipas Daily Mail, Lilly ka dalë disa herë me Ethan dhe Ariana-n, e cila takoi bebushin e tyre, madje e mbajti edhe në krahë. Ata darkuan në Londër dhe Ariana i tha Lilly-t se donte të bëhej nënë. “Mezi pres të kem familjen time”, ishte shprehur Ari, ndaj siç mund ta mendoni, gjërat janë lëëëmsh.
Artikuj të sugjeruar: