Celebrity

Lindsay Lohan postoi një selfie që vetëm nënat e reja e kuptojnë

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

Lindsay Lohan postoi një selfie që vetëm nënat e reja e

Lindsay Lohan po “nderon” trupin e saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Bader Shammas u bënë prindër të një djali.

Për herë të parë, pas statusit të ri si nënë, aktorja e Paret Trap ka postuar një selfie të ëmbël para pasqyrës për të treguar trupin pas lindjes.

Në postimin në Instagram, Lohan duket e freskët, e veshur me një bluzë ngjyrë kafe dhe pantallona të shkurtra gri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

“Jam shumë krenare për atë që ky trup ishte në gjendje të bënte gjatë muajve të shtatzënisë dhe rimëkëmbjes, tani”, shkroi Lohan në postim.

"Të kesh një fëmijë është gëzimi më i madh në botë! Por, unë nuk jam një nënë e zakonshme, jam një nënë postpartum.”

Menjëherë pas postimit, familja dhe miqtë e Lohanit nxituan t'i tregonin sa të lumtur janë për të.