Një gjest i këngëtarit të njohur ka revoltuar masivisht italianët. Gjatë një koncerti të artistit në teatrin antik të Taorminës, ku Ramazzotti pati një moment skenik me të bijën Aurora, ai puthi në buzë të bijën. Videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale duke e etikuar gjestin si jo fort të pranueshëm.
@serena.tummino Papà Eros che canta con Aurora è la cosa più dolce che vedrai oggi ? #erosramazzotti #auroraramazzotti #taormina #battitoinfinito #concert #show #sicily #italiansongs #unemozionepersempre #italianmusic @Aurora Ramazzotti @Eros Ramazzotti ? suono originale - Serena
Shumë italianë të tronditur e kritikuan veprimin e artistit duke thënë se: “Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të rritur.” Një tjetër thotë se “puthja në buzë mes prindit dhe fëmijës është e ekzagjeruar.” Të tjerë italianë e duartrokitën veprimin duke e konsideruar si shprehi të një lidhje të fortë babë e bijë.
E bija e këngëtarit, 26-vjeçarja Aurora u bë mama për herë të parë para disa muajsh, por pavarësisht rolit të ri si nënë, ajo vazhdon ta shoqërojë të atin nëpër koncerte.