Social Buzz

Pretendonte se kishte një pasagjer ‘jo real’ në avion: Flet për herë të parë gruaja në videon virale

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2023

Pretendonte se kishte një pasagjer ‘jo real’ në avion:

Tiffany Gomas – gruaja që u bë virale pasi pretendonte se në bordin e një avioni të American Airlines kishte një pasagjer “jo real” – më në fund ka thyer heshtjen teksa u kërkoi njerëzve “të mos e gjykojnë”.

Vetëm nëse keni jetuar në një shpellë ose keni qëndruar plotësisht larg rrjeteve sociale nuk mund ta keni hasur videon virale të Tiffany-t, e cila ankohet në avion për praninë e një pasagjeri “jo të vërtetë”.

Ajo dukej e shqetësuar dhe u bënte thirrje udhëtarëve të tjerë të zbrisnin nga avioni i cili do të udhëtonte nga Dallas drejt Orlando-s.

Në një intervistë për Daily Mail, ajo u shpreh se “jeta e saj është hedhur në erë” që pas incidentit. “Është e frikshme. Gjërat bëhen virale dhe gjithçka ndryshon,” tha ajo.

“Askush nuk e di historinë e dikujt tjetër dhe askush nuk duhet të gjykojë. Askush nuk e di se si është,” shtoi më pas.

Edhe pse Tiffany tha se "shumë nga çfarë shihet në video është e pasaktë", refuzoi të jepte më shumë detaje në lidhje me çfarë e shkaktoi situatën.