Bukuria e flokëve varet nga shumë faktorë: gjenetika, stresi, hormonet, dieta ushqimore, etj. Flokët janë ato që ju hani! Sa më shumë vitamina dhe minerale nëse doni që struktura e flokëve të jetë e plotë dhe me shkëlqim.
Por, fillimisht ju duhet të dini se cilat ushqime të përpunuara duhet të shmangni që të mos ndikojë në rënien masive të flokëve. Ekspertja e rigjenerimit të flokëve Dr.Sanjay Batra dhe themeluesja e një linje për flokët, tregon katër ushqimet që nuk duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore.
Pije me sheqer
Kur nivelet e sheqerit rriten, glukoza rrjedh në lëkurën e kokës dhe shkakton një 'djegie' të qelizave të flokëve. Dr.Batra thekson se një studim kinez gjeti një lidhje midis konsumit të pijeve të ëmbla me sheqer dhe rënies së flokëve.
Ushqimi i përpunuar që rrit kolesterolin
Një studim shkencor ka zbuluar se gjenet që lidhen me heqjen e kolesterolit nga skalpi i kokës nuk funksionojnë. “Për të pasur flokë të shëndetshëm ju duhet të shmangni ushqimet e përpunuara që rrisin nivelet e kolesterolit”, thotë Dr.Batra. “Më pak ushqime të skuqura, mish të përpunuar dhe disa lloje të pastave si edhe biskotat, ëmbëlsirat, akulloret dhe sallame të ndryshëm. Për të përmirësuar nivelin e kolesterolit merrni magnez, yndyrna më të shëndetshme(vaj ulliri), si edhe sa më pak mish të përpunuar”.
Ushqime të pasura me karbohidrate
Kur trupi tret karbohidrate si buka e bardhë, kjo rrit nivelet e sheqerit në gjak. Këto “pika të sheqerit” jo vetëm që dëmtojnë qelizat e flokëve, por ngarkojnë veshkat dhe mëlçinë, thekson Dr. Batra. Është mirë të shmangni bukën e bardhë dhe të zgjidhni atë të thekrës ose të zezën. Një ushqim tjetër që është mirë të shmanget? Patatet e skuqura. “Balanconi vaktet në mënyrë që të merrni shumë zarzavate, si brokoli, lakra ose sallata”, thotë Dr.Batra.
Ushqimin që rrisin inflamacionin
Nëse keni ndonjë intolerancë ushqimore, si për shembull ndaj grurit ose laktozës, mos i konsumoni këto ushqime sepse shkaktojnë dëme tek flokët.