Celebrity

Gwyneth Paltrow tregon se sa sfidues ishte në fillim roli i saj si njerkë

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2023

Gwyneth Paltrow tregon se sa sfidues ishte në fillim roli i saj si

Gwyneth Paltrow e di dhe nuk stepet ta thotë: Roli i njerkës është i vështirë dhe sfidues. Ajo ka ndarë përvojën e saj me ndjekësit në Instagram, në disa pyetje-përgjigje me ndjekësit.
 
Dikush e pyeti aktoren se a ishte sfiduese që të ishte njerka e dy fëmijëve të bashkëshortit, Brad Falchuk dhe Paltrow u shpreh: “Në fillim ishte shumë e vështirë. Nuk ka një libër për këtë. Askush nuk të thotë ç’duhet të bësh”, duke shtuar se edhe media e portretizon rolin e njerkës si “të lig”.

Gwyneth Paltrow tregon se sa sfidues ishte në fillim roli i saj si
Getty Images

 
“Është sikur të shmangësh një tokë të minuar”, tha aktorja dhe shtoi se fillimisht kishte frikë se mos tejkalonte disa barriera. Ajo kuptoi se duhet t’i konsideronte fëmijët e të shoqit si fëmijët e saj. Që prej momentit që përqafoi këtë mendësi, Paltrow shtoi se i do fëmijët e bashkëshortit dhe i vendos të njëjtat rregulla dhe kufij si fëmijëve të saj. Kjo, e lehtësoi shumë situatën dhe rezultati ishte fantastik.

Gwyneth Paltrow tregon se sa sfidues ishte në fillim roli i saj si

Paltrow dhe Falchuk u martuan në vitin 2018 dhe aktorja është njerka e 17-vjeçarit Brody dhe e 19-vjeçares Isabella. Ajo është edhe nëna e dy fëmijëve: Moses (17 vjeç) dhe Apple (19 vjeç) Martin, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Chris Martin.

Artikuj të sugjeruar: