Kourtney Kardashian deklaroi se përjetoi një komplikacion të frikshëm gjatë shtatzënisë.
“Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën e një kirurgjie fetale,” shkroi ajo në Instagram si mbishkrim në një foto ku mban kapur dorën e bashkëshortin Travis Barker, në atë që duket të jetë një shtrat spitali.
Kirurgji fetale – një procedurë e kryer në një fetus të palindur në mitër për shkak të ndërlikimeve të ndryshme.
Kourtney shtoi, "Unë nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar një situatë të ngjashme mund të fillojë ta kuptojë atë ndjenjë frike. Gëzoj mirëkuptim dhe respekt krejt të ri për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.”
“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë,” shkroi ajo. “I jam përjetësisht mirënjohëse bashkëshortit tim që erdhi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t'u kujdesur.”
“Falënderimi i takon Zotit,” tha Kardashian në fund të postimit të saj. “Dalja nga spitali me djalin tim në bark dhe të sigurt ishte bekimi më i vërtetë.”
View this post on Instagram
Kardashian dhe Barker, i cili është bateristi i Blink-182, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ajo gjithashtu ka tre fëmijë me ish-in Scott Disick, ndërsa Barker është baba i dy fëmijëve nga një lidhje e mëparshme.