Celebrity

Miley Cyrus flet për divorcin me Liam Hemsworth

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2023

Miley Cyrus flet për divorcin me Liam Hemsworth
Getty Images

Miley Cyrus ka nisur një seri në TikTok, ku tregon pjesë nga jeta e saj dhe përvojat e mëparshme, frymëzuar edhe nga kënga e saj “Used To Be Young”. Në serinë e fundit, këngëtarja dhe aktorja ka folur për divorcin e bujshëm nga Liam Hemsworth.

Në serinë e 37, Miley rrëfeu momentin kur e kuptoi se martesa e saj kishte përfunduar dhe ishte pikërisht në shfaqjen e saj në Glastonbury, në vitin 2019.
 
“Dua të ngadalësoj pak se kjo (çështje) është serioze. Dita e shfaqjes përkoi me ditën kur vendosa që nuk do të mos përkushtohesha më shumë që të isha në atë lidhje. Ky ishte një tjetër moment kur puna, performance dhe personazhi (i krijuar në skenë) vijnë të parat”, u shpreh ajo.

@mileycyrus

Used To Be Young (Series) - PART 37

? Used To Be Young - Miley Cyrus


Më tej, shpjegoi se vendimi për t’u martuar erdhi si pasojë e dashurisë së madhe, por edhe e traumave. Ish-çifti humbi në një zjarr shkatërrues shtëpinë e tyre në Malibu dhe kjo ndikoi shumë në jetën e të dyve.
 
Cyrus dhe Hemsworth u martuan në dhjetor të vitit 2018 dhe njoftuan se do të divorcoheshin në gusht të vitit 2019, pas 8 muajsh martesë. Ata kanë qenë bashkë për 10 vire dhe u fejuan në vitin 2012.

Miley Cyrus flet për divorcin me Liam Hemsworth
 
Në një video të mëparshme në TikTok, Miley pranoi se ajo dhe aktori kishin një kimi të pamohueshme. Dyshja u njoh në filmin “The Last Song”, ku luanin rolet e dy të rinjve të dashuruar.

@mileycyrus

Used To Be Young (Series) - PART 20

? Used To Be Young - Miley Cyrus