Celebrity

Të gjitha gocat që po planifikojnë dasmën mund ta kuptojnë sikletin e Vanessa Hudgens

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2023

Të gjitha gocat që po planifikojnë dasmën mund ta 
Vanessa Hudgens është duke planifikuar dasmën me Cole Tucker dhe në proces e sipër ka vënë re diçka që të gjitha gocat që po martohen mund ta kuptojnë: Çmimet e kripura!
 
Ylli i “High School Musical” u shpreh në një intervistë për People se industria e dasmave është çmenduri. “Shoqja ime e ngushtë po martohet gjithashtu dhe po e kalon të gjithë procesin dhe po mendoja: “Oh Zot, fustanet janë kaq të shtrenjta. Është çmenduri”.

Të gjitha gocat që po planifikojnë dasmën mund ta
 
Nuk është hera e parë që aktorja, llogaria bankare e së cilës kap shifrën e 18 milionë dollarëve, është ankuar për gjërat që lidhen me dasmën. Gjatë një interviste në “The Dreë Barrymore Shoë” në maj, Vanessa u shpreh se në njëfarë mënyre donte të arratisej bashkë me të fejuarin, për shkak të stresit që po përjeton gjatë kësaj periudhe.

Të gjitha gocat që po planifikojnë dasmën mund ta
 
“Është e vështirë. Të gjesh një ambient është sfiduese. Kam humbur, s’e di”, u shpreh ajo asokohe.
 
Çifti kanë 3 vite bashkë. Ata u takuan në vitin 2020, në një mënyrë të pazakontë: Ishin së bashku në një “kurs” meditimi në Zoom, gjatë pandemisë Covid-19. Pas Zoom-it, ndoqën njëri-tjetrin në Instagram dhe pjesa tjetër është histori.
 
 Të gjitha gocat që po planifikojnë dasmën mund ta

Artikuj të sugjeruar: