
Calvin Harris është martuar me partneren e tij, Vick Hope, në një ceremoni private, e cila u mbajt të shtunën, sipas burimeve të shumta.

Çifti u fejua pranverën e kaluar dhe duket se kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në fundjavë, në Northumberland, Angli, në një festë intime, me miq dhe familjarë.

Sipas zërave, në dasmën e çiftit performoi Nile Rodgers dhe banda e tij, të cilët kënduan dhe risollën këngët fantastike të David Bowie, Madonna etj. Gjithashtu, ceremonia ishte luksoze, dekori i këndshëm dhe për plot 10 minuta, u zhvillua një shfaqje me fishekzjarrë.

Hope dhe Harris kanë qenë privatë në marrëdhënien e tyre dhe në tetor të vitit 2022, Hope ka folur për të gjithë vëmendjen publike që mori pas fejesës me DJ e famshëm. “Nuk e kam përjetuar kurrë më parë këtë, por do e mbaj jetën time private”, u shpreh ajo asokohe.