Një sondazh nga Deltapoll ku morën pjesë mbi dy mijë pjesëmarrës zbuloi se, për sa i përket ndikimit pozitiv në shoqëri, askush nuk mund ta “rrëzojë nga froni” Mbretëreshën Elizabeth edhe një vit pas vdekjes së saj. Në vendin e dytë qëndron Princi William, mbreti i ardhshëm i vendit, i ndjekur nga nëna e tij Diana Spencer dhe gruaja e tij, Kate Middleton. Charles III, mban vendin e katërt, Princi Harry vendin e dhjetë, ndërsa Meghan Markle në të dymbëdhjetin.
Harry dhe Meghan jashtë trashëgimisë
Më të zhgënjyerit nga ky sondazh do të mbeten duka dhe dukesha e Sussex-it, të cilët përveçse nuk kanë pasur ndikim pozitiv në jetën e britanikëve, sipas të anketuarve ata duhet të hiqen edhe nga linja e trashëgimisë së fronit. Harry ka arritur 66% të preferencave të të anketuarve. 77% e të përfshirëve në sondazh thanë se të njëjtin fat duhet të ketë për Princin Andrew të York-ut dhe vajzat e tij, Beatrice dhe Eugenie (57%).
62% e britanikëve thanë se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të bëhet republikë. Charles III po bën më të mirën si sundimtari i ri, megjithëse popullariteti i tij është në nivel mesatar. 51% thanë se Mbretëresha Elizabeth do të ishte krenare për drejtimin e monarkisë nga djali i saj, por 29% shtuan se William, trashëgimtari i tij, në një moment duhet të marrë frenat e gjithçkaje dhe të fillojë të mbretërojë.
Diana, mbretëresha që nuk u ul kurrë në fron
Princesha e ndjerë Diana shfaqet në sondazhe për fatin si mbretëreshë e ardhshme, status që nuk erdhi kurrë për shkak të divorcit nga Princi Charles në 1996. Sipas të intervistuarve, Diana do të kishte qenë zgjedhje më e mirë se mbretëresha Camilla. 26 vjet pas vdekjes, ndikimi i saj i fuqishëm ndihet ende.
Burimi: Cosmpolitan