Ndiheni sikur gjithmonë duhet të kujdeseni për të gjithë rreth jush dhe të mos përqendroheni kurrë te nevojat tuaja? Ju ndoshta po përjetoni sindromën e fëmijës së madh. Ose mbase doni të kënaqni motrat, vëllezërit apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Por, le të mos harrojmë motrat dhe vëllezërit e vegjël që janë kaq argëtues...
Teoria e rendit të lindjes, që tregon radhën kur keni lindur ndikon në personalitetin tuaj. Në TikTok hashtag-u Birth Order ka 594,6 milionë klikime dhe njerëzit janë përfshirë kaq shumë në këtë trend, por pse?
Chance Marshall, një terapist dhe themelues i platformës Self Space flet për Cosmpolitan dhe teorinë e radhës së lindjes:
Çfarë është teoria e radhës së lindjes?
Kjo është shumë më tepër se një teori interneti. Ideja daton që nga fillimi i viteve 1900 kur psikologu austriak Alfred Adler propozoi për herë të parë idenë se fëmijët mund të kenë disa tipare bazuar në kohën kur kanë lindur. Alder shkoi aq larg sa tha se koha kur kanë lindur motrat apo vëllezërit në një familje mund të ketë ndikim në gjithçka, nga personaliteti, marrëdhëniet, karriera, etj.
Por çfarë thotë teoria e radhës së lindjes për personalitetin e njerëzve?
Fëmija më i madh
Sipas teorisë, fëmijët e parë në familje priren të jenë ambiciozë, të disiplinuar dhe udhëheqës të mirë. Sipas psikologëve, ata zhvillojnë cilësi lidershipi, plot përgjegjësi dhe perfeksion. Ata mund të ndiejnë presion për të shkëlqyer dhe për të qenë model për vëllezërit e motrat më të vegjël.
Fëmija i mesëm
Fëmijët e mesëm janë paqeruajtësit, të cilët e shohin veten si një pengesë midis vëllezërve e motrave të tjerë. “Ata mund të ndihen të shtrënguar mes pritshmërive të vendosura për fëmijën e parë dhe lirisë për më të vegjlit. Fëmijët e mesëm në familje mund të zhvillojnë tipare si diplomacia, ndjeshmëria dhe dëshira për drejtësi.
Fëmija më i vogël
Fëmijët më të vegjël kanë një reputacion disi të egër, pasi u është dhënë “mbretërimi” pa kufij. Fëmijët e fundit mund të jenë aventurierë dhe socialë pasi janë rritur nën vëzhgimin e motrave apo vëllezërve më të mëdhenj. Kjo ndjenjë e rrezikut dhe aventurës mund të jetë argëtuese në një marrëdhënie, por mund të shkaktojë probleme me rritjen dhe kalimin e viteve.
Fëmijë i vetëm
Sipas teorisë, fëmijët e vetëm kanë tipare të ngjashme me fëmijën e parë në familje, pasi ata mbajnë mbi supe peshën e pritshmërive dhe investimeve që prindërit bëjnë karshi tyre. Por, pa vëllezër e motra të tjerë për të konkurruar për vëmendje, ata mund të jenë më pak konkurrues. Ata priren të jenë të pavarur, pasi kanë kaluar shumë kohë vetëm.
Burimi: Cosmopolitan