Celebrity

Pse njerëzit janë të bindur se Halle Beiley është shtatzënë?

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2023

Pse njerëzit janë të bindur se Halle Beiley është
Getty Images

 
 
Një ditë e re, një teori e re në internet. Tanimë, njerëzit mendojnë se ylli i “Little Mermaid”, Halle Bailey është shtatzënë për herë të parë dhe thashethemet u rindezën që prej së martës, në ceremoninë e MTV VMA 2023.

Pse njerëzit janë të bindur se Halle Beiley është
Getty Images


 
“Halle qëndroi larg tapetit të kuq, që të mos fotografohej dhe kur ishte brenda, ajo kishte kujdes se kujt dhe si i jepte përqafimet”, tha një person anonim për Page Six.

Pse njerëzit janë të bindur se Halle Beiley është
Getty Images


 
Një tjetër ‘shenjë treguese’ mund të jetë fustani i saj i gjerë, që mbulonte barkun e rrumbullakosur, sipas njerëzve, si dhe mënyra se si pozonte për foto, duke mbuluar pikërisht barkun.

Pse njerëzit janë të bindur se Halle Beiley është
Getty Images

 
Balle prej 1 viti e gjysmë është e lidhur me reperin DDG dhe ata u takuan në një shfaqje në Las Vegas.
 
Zërat nisën nga një video e publikuar në llogarinë e DDG në Youtube, ku në sfond dukej Halle dhe komentuesve iu duk se ajo ishte shtatzënë.