Celebrity

Ariana Grande kërkon divorcin pas dy vitesh martesë

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2023

Ariana Grande kërkon divorcin pas dy vitesh martesë

Ariana Grande dhe Dalton Gomez po divorcohen.

Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc të hënën. Ajo përmendi "dallimet e papajtueshme" si arsye për ndarjen, tha një burim për CNN.

Ylli i "Thank U, Next" dhe Gomez u martuan në vitin 2021.

Ariana Grande kërkon divorcin pas dy vitesh martesë

Dasma e tyre erdhi dy vjet pas fejesës së Ariana-s me komedianin Pete Davidson.

Ariana dhe Dalton bënë publike lidhjen në vitin 2020, me publikimin e këngës së saj të vitit 2020 "Stuck with u". Gomez u shfaq në videoklipin e këngës.

Ariana Grande kërkon divorcin pas dy vitesh martesë

Ata shpallën fejesën po atë vit. Spekulimet për ndarjen nisën në korrik, kur Ariana u fotografua pa unazën e martesës.