Street Style

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga gocat franceze

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2023

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

Le të pranojmë që të paktë janë ata persona imunë ndaj joshjes dhe stilit të veshjes që kanë gocat franceze. Elegante, të kuruara dhe gjithmonë me pasaportën e pagabueshme në xhep të perfeksionit në çdo detaj, vajzat franceze janë burim frymëzimi për veshjet e shumë grave kudo në botë.

Nëse doni që sadopak t’i afroheni stilit të tyre, shtoni në gardërobë një xhaketë me copë tweed (pëlhurë me strukturë të butë, e bërë me thurje).

Kjo xhaketë lehtësisht e kombinueshme me fustanet klasike, bluzat me mëngë të shkurtra, xhinset apo fundet e gjata është tendenca e momentit që vajzat franceze po e përcjellin pa kursim në rrugët e Parisit, në ngjarjet e modës etj.

Nëse në look-un tuaj i qaseni më shumë elegancës dhe klasit, ja ku vijnë tetë mënyra kombinimi nga gocat franceze për xhaketën e stofit me thurje të thjeshtë që do të jetë një nga gjetjet e sezonit të vjeshtës.

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

 

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

8 mënyra kombinimi për xhaketën e momentit, frymëzuar nga

Burimi: Who What Wear