Super Bowl halftime show – shfaqja pas pjesës së parë në ngarjen më të rëndësishme të futbollit amerikan – do të ketë si interpretues kryesor për vitin 2024: Usher.
“Është një nder që më në fund të realizoj një performancë të Super Bowl,” tha Usher. “Mezi pres t'i sjell botës një shfaqje ndryshe nga çdo gjë tjetër që ka parë nga unë më parë.”
“Usher është artist dhe showman i mirë. Që nga debutimi i tij në moshën 15-vjeçare, ai ka nisur një rrugëtim unik. Përtej këngëve të përsosura dhe koreografisë së jashtëzakonshme, Usher jep shqpirtin," tha JAY-Z, kompania e të cilit, Roc Nation, është një nga organizatoret e performancës. “Udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm e ka çuar atë në një nga skenat më madhështore në botë. Mezi pres të shoh magjinë.”
Usher pason Rihanna-n, e cila performoi në Super Bowl Halftime 2024 shtatzënë. Para saj, yjet e show-t ishin Dr. Dre, Kendrick Lamar, Mary J. Blige, Snoop Dogg, Eminem dhe 50 Cent.
Super Bowl Halftime 2024 do të mbahet më 11 shkurt në Allegiant Stadium në Las Vegas.
- Shifra e frikshme: Si Rihanna marketoi kaq mirë në pak sekonda, kompaninë e saj të kozmetikës!
- Reagimet e njerëzve për performancën e Rihanna-s në Super Bowl
- Foto dhe video: Shihni performancën e Rihanna-s në Super Bowl halftime show
- Si kurrë më parë: Hip-Hop dhe mega-spektakli i Super Bowl Halftime Show