Celebrity

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të parë me partnerin e ri

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2023

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të
Ariana Grande dhe Ethan Slater janë fotografuar për herë të parë, të kapur për dore, pas divorceve respektive dhe gjithë zhurmës në rrjet për raportin e tyre. Ata janë fotografuar në Disneyland, sipas burimeve për Deuxmoi.

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të
 
Dyshja, të cilët janë fotografuar nga pas, ishin duke pritur në radhë dhe në një tjetër video që po qarkullon në rrjet, aktorët e “Wicked”, së bashku me disa miq bënë një tur guide në një prej parqeve.
 
Grande, 30 vjeç dhe Slater, 31, ishin veshur sportivë dhe dukeshin goxha të afërt.

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të

Thuhet se marrëdhënia e tyre u krijua në setin e xhirimeve dhe vjen pas divorcit të Ariana-s nga Dalton Gomez, si dhe atij të Ethan nga ish-bashkëshortja, Lilly Jay, me të cilën ka dhe një fëmijë 1 vjeç.

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të

Sipas zërave, Ethan ishte ende i martuar kur dilte me Ariana-n dhe ajo e ka takuar disa herë ish-bashkëshorten e tij (Ethan nënshkroi divorcin javën e kaluar) dhe le të themi që TikTok-ut, ky veprim i duket hipokrizi dhe sipas njerëzve në këtë rrjet social, Ariana s’është fare një “vajzë që mbështet vajzat”.

Pas gjithë dramave, Ariana Grande shfaqet për herë të

Burime pranë Lilly Jay thanë se ajo ndihet e tradhtuar dhe tmerrësisht keq që familja e saj u shkatërrua. “Ethan ia tha Lilly-t disa ditë para se të dilte thashethemi se ai dhe Ariana janë të lidhur dhe i tha se donte divorcin. Lilly s’e priste kurrë”. Një tjetër burim tha se Ariana dhe Ethan s’ishin fare të kujdesshëm, pasi kapeshin prej dore shpesh në mes të xhirimeve.

Sipas Daily Mail, Lilly ka dalë disa herë me Ethan dhe Ariana-n, e cila takoi bebushin e tyre, madje e mbajti edhe në krahë. Ata darkuan në Londër dhe Ariana i tha Lilly-t se donte të bëhej nënë. “Mezi pres të kem familjen time”, ishte shprehur Ari.

Artikuj të sugjeruar: