Nuk ka shoqe më të mira sesa motrat dhe Gisele Bündchen e di këtë. Supermodelja postoi një foto të rrallë familjare gjatë udhëtimit të fundit në Brazil.
Gisele publikoi ndër të tjera një foto me motrat – Patricia-n, e cila është motra e saj binjake, dhe motrat e tjera, Rafaela, Graziela, Gabriela dhe Raquel. Ato pozojnë me prindërit e tyre, Vania dhe Valdir.
“Gjithmonë në zemrën dhe lutjet e mia,” shkroi supermodelja në postim, shoqëruar me hashtag-un #familja.
Gjatë viteve, Bündchen ka punuar me secilën prej motrave të saj (përveç Graziela-s, e cila është gjyqtare). Motra e saj binjake, Patricia, madje shërben si menaxhere e saj.

"Familja ime është gjithçka për mua dhe motrat e mia janë shoqet e mia më të mira edhe nëse ndonjëherë nuk biem dakord," u shpreh modelja në një intervistë të fundit me People. "Familja është ajo që na ndërton themelet tona, janë mësuesit tanë më të mëdhenj dhe na ndihmojnë të bëhemi këta që jemi."