Health

Si të flisni me dikë që ka kancer në gji? Ja fjalët e duhura që duhet të përdorni

Si të flisni me dikë që ka kancer në gji? Ja fjalët e

Ka raste kur edhe njerëzit më empatikë – ata që gjithmonë gjejnë gjënë e duhur për të thënë – gjenden në vështirësi për të gjetur fjalët. Komunikimi me dikë që ka kancer gjiri mund të jetë një prej këtyre rasteve.

Dr. Shanthi Gowrinathan, një psikiatre e specializuar për psiko-onkologji në Institutin e Kancerit John Ëayne, tregoi për Healthline se “ne e lidhim kancerin me një frikë të jashtëzakonshme dhe mendime mbi vdekshmërinë”. Thënë kjo, është e vështirë të flasësh me dikë që ka kancer dhe mbi të gjitha të dish se çfarë t’i thuash.

Sipas ekspertëve, ka rëndësi që ta përqendroni bisedën rreth asaj që besoni se i duhet personit tjetër. Ja çfarë mund të thoni:

1. A do të flasim për këtë?

Ju mund të mendoni që kur dikush ju thotë se ka kancer, dëshiron të flasë për diagnozën. Por ndoshta edhe nuk do. Nëse nuk duan, mos e merrni personale dhe lëreni të hapur mundësinë për ta diskutuar më vonë.

2. Jam këtu për ty. Po të dëgjoj.

Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta lini atë të flasë. Të gjithë kanë nevojë të dinë se mund të dëgjohen. Të folurit ndihmon për qetësimin e ndjenjave dhe mendimeve.

3. Si mund të të ndihmoj?

Një diagnozë e kancerit të gjirit mund të ndryshojë rutinën normale të një personi. Kjo pyetje ka shumë rëndësi. Kini parasysh se këshillat e pakërkuara, edhe nëse keni pasur kancer vetë, shpesh janë me qëllim të mirë, por nuk merren mirë nga pala tjetër. Përvojat janë të ndryshme. Nëse doni të ndani rekomandime dhe përvoja, lëreni personin tjetër të vendosë nëse do t’i dëgjojë.

Tregoni kujdes edhe me fjali të tipit “E marr me mend si ndihesh”. Jo, ju nuk e dini kurrë se si ndihet tjetri dhe fjali të tilla mund të minimizojnë përvojën e tyre dhe të ndikojnë negativisht.

Për më shumë informacione mbi Tetorin Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit, lexoni artikujt e mëposhtëm:

REELS

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

How do you talk to someone who has breast cancer? Here are the right words to use

Si të flisni me dikë që ka kancer në gji? Ja fjalët e

There are times when even the most empathetic people – the ones who always find the right thing to say – struggle to find the words. Communicating with someone who has breast cancer can be one of those cases.

Dr. Shanthi Gowrinathan, a psychiatrist specializing in psycho-oncology at the John Wayne Cancer Institute, told Healthline that "we associate cancer with an overwhelming fear and thoughts of mortality." That being said, it is difficult to talk to someone who has cancer and especially to know what to say.

According to experts, it's important to focus the conversation on what you believe the other person needs. Here's what you can say:

1. Shall we talk about it?

You might think that when someone tells you they have cancer, they want to talk about the diagnosis. But maybe you won't. If they don't want to, don't take it personally and leave it open to discuss it later.

2. I'm here for you. I'm listening to you.

Sometimes, the best thing you can do is let him talk. Everyone needs to know they can be heard. Talking helps calm feelings and thoughts.

3. How can I help you?

A breast cancer diagnosis can change a person's normal routine. This question is very important. Be aware that unsolicited advice, even if you've had cancer yourself, is often well-intentioned but not well received by the other party. Experiences are different. If you want to share recommendations and experiences, let the other person decide whether to listen.

Be careful with sentences like "I guess how you feel". No, you never know how the other person feels, and such sentences can minimize their experience and negatively affect them.

For more information on Pink October, breast cancer awareness month, read the following articles: