Getinjo reagoi pas deklaratës së Vivien Thanos, me të cilën u lidh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, e cila foli në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell” mbi arsyet e ndarjes nga reperi.
Vivien u shpreh se ndarja e tyre erdhi si pasojë e varësisë së Getinjos ndaj lojërave të fatit.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje, çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë,” u shpreh ajo e përlotur.
“U preka sepse është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin dhe me ndjenjat. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi, është shumë keq sepse prek gjithë familjen, të ardhmen, shtëpinë. Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar, edhe ai vetë është i vetëdijshëm. Është gjynah se ai është 33 vjeç, është në kulmin e jetës dhe duke e njohur si person, është pjesë e një gjëje që nuk i përket atij si person,” shtoi Vivien më tej.
Duket se Getinjo nuk e priti mirë deklaratën e saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi theksoi se nuk bën "gjëra intime dhe gjeste për vëmendje".
"Edhe po, unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë parë kurrë sherr prej meje, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s'jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Vazhdoni jetën përpara.”