
Amber Heard dhe Jason Momoa kanë pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë xhirimeve të “Aquaman 2”. Sipas aktores, në një artikull të publikuar në Variety, ajo u shpreh se Jason ia vështirësoi jetën gjatë xhirimeve.

“Jason donte që unë të pushohesh. Jason-i i dehur, gjatë orëve të vona të natës në xhirime. Ai vishej si Johnny (Depp) dhe kishte dhe unazat si ai”, tha Amber.
Më pas, një zëdhënës për DC foli dhe u shpreh se: “Jason Momoa ka pasur një sjellje profesionale gjatë gjithë kohës, në sheshxhirimet e “Aquaman and the Lost Kingdom”.

Në artikullin e publikuar, një burim i cili kishte njohuri për prapaskenat e filmit, u shpreh se 37-vjeçarja, Amber Heard, ishte në rrezik për t’u larguar nga kasti, derisa partneri i saj i atëhershëm, Elon Musk, i shkroi një letër “Warner Bros”, ku shkruhej se “do ta digjte vendin nëse Amber do të pushohej nga puna”.
Sipas burimit, kërcënimi ishte i suksesshëm, pasi Heard vijoi të mbante rolin e saj.
Musk dhe Heard kanë qenë të lidhur ‘on & off’ për dy vite, 2016-2018. Më parë, ajo ka qenë e martuar me Johnny Depp nga viti 2015-2017.