TV Mania

Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk është Big Brother’

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2023

Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk

Në spektaklin e djeshëm të “Dancing with the stars”, konkurrentja Ina Kollçaku pati një përplasje me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin, mbi komentet e këtij të fundit për balerinin që e shoqëron në skenë, Eltionin.

Eltioni dhe Iliri ishin konkurrentë në sezonin e parë të “Big Brother VIP Albania”, gjatë të cilit, Eltioni (i njohur si Tokja), pretendoi se Iliri nuk e kishte ndihmuar gjatë një faze të vështirë në jetën e tij (një audicion në Itali), pretendime të cilat Iliri i mohoi.

Gjatë provave të kërcimit, Ina i tha Eltionin si me shaka/ironi që “nuk të jep pikë Iliri ty. Harroje.” “Le të mos më japë mi, problem i madh se nuk jep pikë Iliri; se aty ngelëm te pikët e Ilirit,” u përgjigj ai.

Pas përfundimit tangos së tyre, Iliri u shpreh:

“Unë mendoj që...pfff...jam dakord që Tokja thotë që nuk më bëhet vonë për pikët e Ilirit. Unë mendoj që ti nuk ke pse fokusohesh te pikët e mia, sepse nuk t’i jap ty, por ia jap Inës. Mendoj që ti duhet të fokusohesh më shumë te dama jote, t’i japësh më siguri dhe mos të të shpëtojë nga duart në koreografi. Pika e dytë që dua të të them është se me këto...kompleksimi që ti ke, kontrakton edhe damën tënde gjatë orarit të provave. Sigurisht që edhe veshja nuk të ndihmon, sepse veshja me këpucë lustrafinë, çorape treçerekëshe...”

Ina e ndërpreu duke i thënë:

“Ilir, ke ardhur për të më gjykuar mua, jo Eltionin. Kështu që do ta vlerësoja shumë nëse komentet e tua do të ishin për mua. Nëse unë kam shpëtuar nga duart, mund të ma thuash mua pse shpëtova nga duart. Kjo që po bën ti nuk është normale. Që kur nise të flasësh, po flet për balerinin. Eltioni është solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, e kanë vlerësuar njerëz të tjerë.”

“Meqë Tokja foli për Ilirin, unë do t’i përgjigjem,” shtoi Iliri. “Nuk është ‘Big Brother’, Ilir; është ‘Dancing with the stars’,” tha Ina.

Në pjesën më të madhe të komenteve në YouTube, njerëzit kanë qenë dakord me Inën.

Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk

Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk

Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin: ‘Këtu nuk