Të gjithë e kemi provuar ndjesinë kur të mungon motivimi të bësh gjërat që duhet të bësh. Ka raste kur përton të çohesh nga krevati, as nuk do ta mendosh sa punë ke, sa ke për të mësuar etj. Pikërisht për këto situata ne pyetëm dje në Instagram ndjekësit se ç’i thonë vetes apo ç’bëjnë kur nuk kanë motivim dhe na dhanë këto përgjigje:
“Vishem bukur, bëj makeup dhe dal për të pirë ndonjë gotë”.
“I them vetes: “Ec, bëje, se një jetë ke”.
“Fle gjumë dhe më vjen motivimi”.
“Blej online”.
“Çohu, bëj ç’ke për të bërë, hiqe qafe”.
“Ti ke për ta bërë prapë, ndaj çohu”.
“Bëj palestër më shumë se kurrë, se më bën të ndihem mirë. E kam terapi”.
“I them vetes: “Nëse nuk noton, do mbytesh”.
“Rri nja dy minuta, mendoj sa rëndë jam në (x) situatë, pastaj kthjellohem, bëj punët e shtëpisë ose dal”.
“Vendos këngën Dasma – Rovena Stefa”.
“Vë kufjet dhe kërcej me një këngë që ndiej ta dëgjoj për momentin, derisa të më lënë fuqitë”.
“Shoh kartat e falenderimeve që më sjellin pacientet me bebet e tyre, që i kam pritur unë”.
“Eci, ose dal në natyrë, shoh ç’ka përreth. Mundohem të mos mendoj fare”.
“Dëgjoj muzikë italiane”.
“Them: “Të paktën jam e bukur dhe seksi” dhe të betohem çdo gjë shkon perfekt”.
“Qaj derisa lodhem”.
“Provoj rroba, rregulloj dollapin, ose dhomën, ose gjithë shtëpinë, varet”.
“Mundohem të listoj arritjet e mia se më japin forcë të eci para”.
“I them vetes që më duhen lekët”.
“Laj enët. Super terapi për mua”.
“I them vetes: “Je shumë e bukur për këtë. Suksesi të pret”.
“Bëj një dush, pi verë, ndez një qiri aromatik”.
“I them vetes: “Ti meriton më shumë”.
“Ia shpreh dikujt dhe më ndihmon të gjej forcën”.
“Pilates, gatuaj, luaj me fëmijët, me macen dhe i numëroj vetes çdo gjë që kam si bekim”.
“Marr frymë thellë, mendoj për njerëzit që do të donin të më shihnin keq dhe rimarr veten”.
“Bëj video në TikTok”.
“Shtirem sikur jam ok, derisa ia dal”.
“Eci 15-20 km”.
“Flas me veten në pasqyrë, ia nxjerr të gjitha dhe pastaj i them: “Hajde se le nam, s’të shkon ty kjo”.
“Bëj punët e shtëpisë”.
“I them vetes që meriton çdo gjë të bukur”.
“Mendoj për lekët. Është motivimi më i madh, si Bricjap që jam”.
“Kërcej dhe këndoj. Më ndryshon humori”.
Ndiheni të pamotivuar? Veproni si ndjekësit tanë!

Shkruar nga Anabel
17 Tetor 2023