Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pas mungesës së Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara u shfaq si aktore. Përpos kësaj, intervista e Sarës në “Më lër të flas” – ku sipas njerëzve u prek disi kur u pyet për mungesën e Ledrit dhe reagoi e sikletosur – bëri që në shumë komente të përflitej se ata po kalonin një krizë.
Në një postim në Instagram, Sara la të nënkuptuar se gjithë çfarë shohim në rrjete sociale është vetëm një anë e asaj që njerëzit zgjedhin të ndajnë me të tjerët.
“Rrjetet sociale na japin një perceptim sikur kemi akses në jetën e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në çfarë ata zgjedhin të ndajnë [në rrjete sociale]. Është një pamje e shtrembëruar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që bëjnë,” shkruhet në shprehjen që Sara ka shpërndarë.
Pra, asgjë që duket në rrjete sociale – mungesa e postimeve të Ledrit për filmin ku luan Sara, mungesa e tij në premierë, mosreagimi etj. – nuk “thonë” asgjë.
- Pse jemi kaq të interesuar për jetët dhe lidhjet e V.I.P-ave?
- Një përshtypje e sinqertë për filmin “Në kuadër të dashurisë”
- Më në fund morëm përgjigje se pse Ledri s’ishte krah Sarës në tapetin e kuq
- Duket ndryshe? Sara flet për ndërhyrjen në fytyrë: ‘Më kanë tallur shumë njerëz’
- Pse Sara Hoxha u shfaq pa Ledrin në tapetin e kuq?