Pushteti

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndahet nga partneri pas komenteve të tij të turpshme

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndahet nga partneri pas komenteve të

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi është ndarë nga partneri i saj, gazetari italian Andrea Giambruno, pasi emisioni satirik televiziv “Striscia La Notizia” e shfaqi atë duke bërë komente të turpshme.

Giambruno dëgjohet duke pyetur nëse "mund të prek paketën time [referuar organit gjenital] ndërkohë që po flas me ty?”, të cilës një zë femëror i përgjigjet: “E ke bërë tashmë”. “Si e ke emrin? “Je e fejuar apo në një lidhje të hapur? Jemi takuar më parë? Ku të kam parë më parë? A isha i dehur?” pyet ai më vonë.

Në audio, dëgjohet duke ftuar një grua të marrë pjesë në një marrëdhënie treshe, ose katërshe. “Ne po kërkojmë një pjesëmarrës të tretë, le të bëjmë një treshe. Edhe katërshe,” thotë ai.

"Dëgjo - Giambruno ende dëgjohet duke folur - doja të të them diçka, a do të bashkohesh me grupin tonë? A do t'i bashkoheni grupit tonë të punës? A do t'ju pëlqente?” vijon biseda. Pasi gruaja pohon, ai thotë “Por ju duhet të na jepni diçka në këmbim.” Giambruno thotë se ai një person tjetër "bënin treshe, e di i gjithë Mediaset-i".

Pastaj ndërhyn një burrë: “Nëse Striscia të regjistron, atëherë do ta shohësh.” “Po çfarë thashë djema,” përgjigjet ai. ”Po qeshim, po bëjmë shaka, vijmë nga pandemia.” “Po ka 5 vjet që ka mbaruar,” vëren një grua.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndahet nga partneri pas komenteve të

Ndarja e Giorgia Meloni-t vjen pasi Giambruno ka shkaktuar jo pak debat së fundmi, duke përfshirë deklaratat se gratë e reja mund ta shmangin përdhunimin nëse nuk dehen. Ai gjithashtu e ka krahasuar migrimin me lëvizjen e bagëtive.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambruno-n, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu,” ka shkruar Meloni në rrjetet sociale. “E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar prej disa kohësh dhe ka ardhur koha ta pranojmë.”

Meloni dhe Giambruno u njohën në vitin 2015. Vajza e tyre është shtatë vjeç.