Ledri Vula, sërish, nuk ishte i pranishëm në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë – ku luan edhe partnerja e tij, Sara Hoxha – gjë që i bëri mediat e pranishme në premirë që të pyesnin, sërish, Sarën për mungesën e tij dhe aludimet që po qarkullojnë se çifti po kalon një krizë ose është ndarë.
“Ledri është në shtëpi,” u shpreh Sara për T7. “A janë të gjitha çfarë flitet lajme të rreme?” e pyet gazetarja.
“Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni,” tha Sara duke qeshur. “Pra, jeni e lumtur?” pyeti sërish gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” u përgjigj Sara.
Pak ditë më parë, në një postim në Instagram, Sara la të nënkuptuar se gjithë çfarë shohim në rrjete sociale është vetëm një anë e asaj që njerëzit zgjedhin të ndajnë me të tjerët.
“Rrjetet sociale na japin një perceptim sikur kemi akses në jetën e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në çfarë ata zgjedhin të ndajnë [në rrjete sociale]. Është një pamje e shtrembëruar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që bëjnë,” shkruhej në shprehjen që Sara shpërndau.