Mirë se vini, të dashur lexues, në një artikull që përmbledh disa nga pyetjet më të çuditshme dhe/ose të sikletshme nëpër emisionet televizive. U futëm te arkivat nëpër Google dhe morëm prej andej disa nga momentet që në disa raste, duken si një shfaqje komedie, e në disa të tjera, si pyetje të sikletshme që do të donim të mos i kishim dëgjuar.
“A e bëtë?”
View this post on Instagram
Të qeshurat nuk kishin fund në episodin e fundit (22 tetor) të “Love Island”. Teksa diskutonin për momentet në “folenë e dashurisë” – ku ishullorët kalojnë një natë pa kamera – opinionistët Dalina Buzi dhe Olti Curri si edhe moderatorja Luana Vjollca, nisën t’i ngacmonin me shaka. “Si kaloi ajo eksperiencë? A je e kënaqur?” e pyeti Olti Amadean, ndërkohë që në studio nuk pushonin së qeshurat. “A e bëtë?” ishte pyetja e radhës nga Dalina.
“A e bën çiçin në dush?”
Nëpër intervistat e tij kohë më parë, moderatori Kelvi Kadilli e kishte fiksim që t’u bënte të ftuarve pyetjen që nuk i hyn në xhep askujt: “A e bën çiçin në dush”. Po, Kelvi. E bëjmë!
“Të është bërë burri synet?”
Në “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella pyeti Emina Cunmulajn nëse burri i saj ishte bërë synet. O.O “Po ta sjell burrin, e zhvesh dhe e shikon,” u përgjigj Emina…
“Çfarë ngjyre i ke të brendshmet?”
Kejvina, po në “Xing me Ermalin”, pyeti Fatmira Breçanin për ngjyrën e të brendshmeve. Po, shumë e sikletshme!
“Cila nga ju është më e mira në shtrat?”
Jemi sërish te pyetjet e Kejvinës në “Xing me Ermalin” kur të ftuara ishin Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima. Pyetjen e lexuat më sipër. “Ermal, problemi është se ne nuk kemi burra,” u përgjigj Irma Libohova.
“A mendon që puth mirë?”
I ftuar në emisionin “Prive Reality”, Ermal Fejzullahu u pyet nëse mendonte që puthte mirë. Pyetja jonë është: Çfarë prisnin t’u thoshte Ermali? Jo, nuk puth? Gjithsesi, Ermali u tregua modest dhe tha: “Duhet t’ia bëjmë Arianës këtë pyetje.”
“A t’ka ra najher me t'marrë n’gojë najkon”
Kjo pyetje nuk ka asnjë problem – pra, po pyetet nëse personi ka dëgjuar thashetheme për veten - por gjatë shqiptimit, u duk sikur nënkuptonte diçka tjetër (seks oral). Dafina Zeqiri u habit për goxha sekonda me pyetjen që u shndërrua padashje në një moment të sikletshëm.
“A të ka ndodhur të shkosh në tualetet e restoranteve që e kanë dritën me sensor dhe sa shkon për të urinuar, të fiket drita?”
Donald Veshaj në “Më lër të flas” kishte shumë pyetje për Noizy-n, mes tyre edhe pyetjen e mësipërme.
“A je penduar që jemi ndarë?”
Në “Soiree”, Robert Berisha u pyet se cila është pyetja që do t’i drejtonte Nora Istrefit, ish-gruas së tij. “A je pishman që jemi ndarë? Hë moj Nora, fol tash!” tha ai. o.O Nora nuk foli, sepse mesa duket, nuk është penduar.
“Më mirë nga para, si vajzat e mbara? Apo nga mbrapa, siç bëjnë vajzat e shkathëta?”
Teksa ishte e ftuar në “Why Not”, blogeres Sara Kolami iu bë pyetja e mësipërme. Disi në siklet dhe disi duke qeshur, ajo tha “e ke fjalën për parkimin?”.