Festa e Halloween-it do edhe pak orë që të mbërrijë, por ndoshta ky argument nuk ka qenë mjaftueshëm bindës për milioneren Paris Hilton që ajo ta fillojë festën gati dy javë para.
Fundjavën e kaluar, ajo u shfaq përmes disa fotove në rrjetet sociale, ku askush nuk e njohu pasi ajo vetëm Paris Hilton nuk duket. Shumë larg imazhit të biondes së përjetshme, ajo u shfaq me flokë brunë (me siguri paruke) dhe ngjashmëria me këngëtaren Katy Perry është identike.
View this post on Instagram
Mamaja e re u shfaq e veshur me kostum lëkure të kuq, me pantallona me thekë dhe kapelën me dizajn kërpudhe për veten dhe të birin.
Të shumtë kanë qenë admiruesit e saj, që nuk i kanë kursyer komentet në foto dhe në shumicën prej tyre dominon ideja e ngjashmërisë mes saj dhe artistes Katy Perry.
@parishilton My forever valentine?
? Teenage Dream - Katy Perry
Kjo mund të jetë edhe zgjedhja e Paris për t’u maskuar në mënyrën më të bukur të mundshme për Halloween, por me siguri deri nesër për festë ajo do ketë rezervuar të tjera surpriza.