*Merr frymë thellë*. Ah, këto goca thjesht s’dinë të pushojnë. Kur menduam se drama mes Sarës dhe Dafinës mbaroi, vajzat nisën me nja dy kunja të vogla, që menjëherë ranë në sy.
Sara publikoi në Instagram një postim të Drake, për të na treguar mbishkrimin e tij: “Të më bëje block pasi më bëre diçka të keqe, nuk do të thotë që më bllokove mua, por veten. Në fakt, është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh”. Sara e publikoi në Instastory dhe shkroi: “Ah, Drake”.
Por, edhe pse mund t’i ketë bërë block, Dafina e mori vesh dhe publikoi një foto, me një këngë, ku zgjodhi pikërisht vargjet: “Ah, block direkt dhe fshije/ Thuaji që ta provojë këtë me dikë tjetër”.
Drama e tyre e mëparshme zgjati për ca ditë, ku gocat, “hidh e prit” nëpër Instagram thumbuan njëra-tjetrën. Gjithçka filloi sepse Ledri komentoi në një postim të Dafinës, ku këngëtarja pyeste se cila ishte pjesa e preferuar e këngës së saj. Ledri shkroi: “T’i kom dhon krejt” (varg i përdorur edhe në këngën e tij) dhe më pas, e fshiu komentin.
View this post on Instagram
Kështu, nisi një përplasje virtuale, të cilën, për ta bërë më të thjeshtë, e kemi trajtuar si një telenovelë me seri, sepse duket si e tillë.
Gocat i bëjnë unfollow njëra-tjetrës:
View this post on Instagram
Pastaj Dafina na këshillon të ruajmë energjinë tonë dhe tregon arsyet pse ndërpreu raportin me çiftin:
View this post on Instagram
Sara tha se që të ndërpresësh një marrëdhënie, duhet që fillimisht ta kesh një të tillë:
View this post on Instagram
Pastaj, kryefjala bëhet "sheqeri":
View this post on Instagram
Diku nga mesi i telenovelës hyn edhe Olta Gixhari:
View this post on Instagram
Ledri reagon dhe i bën unfollow Dafinës:
View this post on Instagram
Sara flet për marrëdhënien me Dafinën:
View this post on Instagram
Dafina i thotë të kujdeset për burrin dhe vajzën:
View this post on Instagram
Shkurt e shqip, zjarri mund të jetë ndezur dhe ne po bëhemi gati që të shohim dhe të të tregojmë si do shkojë kjo histori.