Kinema & TV

Biografia e Matthew Perry: Ja nga cili aktor donte të portretizohej

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2023

Biografia e Matthew Perry: Ja nga cili aktor donte të portretizohej
Getty

Matthew Perry, para se të ndodhte vdekja tragjike, ishte një person shumë entuziast dhe mezi priste të punonte për projektet e tij. Ai kishte në plan të bënte një film biorgrafik dhe kishte zgjedhur aktorin perfekt që do të portretizonte Matthew-n e ri: Zac Efron.
 
Sipas Athenna Criosby, fotografja me të cilën darkoi pak para vdekjes shokuese, tha për ET se Perry kishte shumë plane në të ardhmen, mbi të gjitha, po punonte për një biografi, ku do të rrëfente jetën e tij me gjithë sfidat dhe fitoret.

Biografia e Matthew Perry: Ja nga cili aktor donte të portretizohej
 
“Ai më tha që donte të bënte një film për jetën e tij dhe se kishte punuar më parë me Zac Efron, ndaj donte që pikërisht ky aktor të luante rolin e Matthew kur ishte i ri dhe se së shpejti do ta pyeste për këtë. Ai donte ta ndante historinë dhe rehabilitimin nga varësitë, me qëllimin për të ndihmuar më shumë njerëz. Ishte shumë optimist dhe i lumtur për gjithçka donte të bënte”, tha ajo.
 
Perry dhe Efron kanë luajtur së bashku në komedinë “17 Again” (2009) dhe Perry luante rolin e një 37-vjeçari, ndërsa Efron, versionin e tij 17-vjeçar.

Biografia e Matthew Perry: Ja nga cili aktor donte të portretizohej
 
Matthew Perry ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, në lagjen “Pacific Palisades” në Los Angeles ditën e sotme dhe mendohet se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja.

Sipas burimeve, herët në mëngjes, Perry u rikthye në shtëpi pas një loje pickleball dhe i kishte kërkuar asistentit që t’i kryente një detyrë. Dy orë më vonë, asistenti e gjeti në jacuzzi, pa ndjenja dhe telefonoi ambulancën.

Perry dëshpëroi fansat e serialit shumë të pëlqyer “Friends”. Ai luante rolin e Chandler, një burrë që kishte batuta sarkastike. Matthew ka folur shpesh për jetën e tij të vështirë, pasi 3 vite pas debutimit të serialit, ai u përfshi në një aksident dhe nisi varësinë ndaj ilaçeve që zbusin dhimbjen.

Artikuj të sugjeruar: