Muzika

Pirro Çako vjen me një projekt surprizë

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2023

Pirro Çako vjen me një projekt surprizë

Pirro Çako është gati t’i rikthehet muzikës pas pothuajse katër vitesh pas këngës së fundit, bashkëpunimit “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pirro Çako njoftoi se do të sjellë për adhuruesit e muzikës së tij projektin “Triptik”.

“Triptik” do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”.

“Së shpejti vjen ‘Shpirt’, kënga e parë e ‘Triptik-ut’, i cili lindi krejt natyrshëm në këtë fazë të jetës sime,” shkroi kantautori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pirro Cako (@pirrocako)

Të shumtë janë ata që duket se mezi e presin “Triptik”. “Të kemi pritur kaq gjatë,” shkruan dikush në koment. “ Mos u vono kaq gjatë.” “Mezi pres ta dëgjoj,” komenton një tjetër.