Prisni! Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë çifti, por shenjat dukshëm tregojnë për një shtatzëni të mundshme.Të paktën, nëse u referohemi fotove të publikuara nga Daily Mail, janë të gjitha shanset që partnerja e ish-heroit të sagës “Twilight” është në pritje të ëmbël.
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse kanë qenë diskretë që nga fillimi i historisë së dashurisë, për të cilën u deshën plot pesë vite pritje deri në momentin që bënë daljen e parë publike bashkë në tapetin e kuq të Met Gala këtë vit.
View this post on Instagram
Suki Waterhouse, modele dhe këngëtare e cila së fundi ka debutuar si aktore në serialin “Daisy Jones and the Six”, dhe Pattinson, i angazhuar në rolin e fundit me filmin “Batman”, janë bashkë që prej vitit 2018.
View this post on Instagram
Fotot e fundit tregojnë barkun e rrumbullakosur të Suki-t, po ende asgjë e konfirmuar nuk dihet për gjininë, kur pritet të lind bebushi/ja etj.
Gjithsesi, duket e pamundur që të ketë një njoftim zyrtar nga vetë ata!
Burimi: Cosmpolitan