Femije

Kjo është e vetmja gjë që prindërit ‘harrojnë’ t’ua mësojnë fëmijëve

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2023

Kjo është e vetmja gjë që prindërit

Shumë prindër i kushtojnë vëmendje disa sjelljeve të fëmijëve dhe i mësojnë si të jenë të përgjegjshëm, si të rregullojnë dhomën dhe ta mbajnë atë të rregullt, si të kryejnë detyrat e shtëpisë etj. Këto janë gjëra të rëndësishme, por ka diçka që prindërit e harrojnë plotësisht: si ta shijojnë jetën!

Ka një ndryshim midis shijimit të jetës si një fëmijë i vogël dhe përgatitjes për të shijuar jetën si i rritur. Fëmijët mund të marrin lehtësisht mesazhin e gabuar për lumturinë. Ditët e sotme, thonë ekspertët, njerëzit po bombardohen me mesazhin se lumturia vjen nga konsumi.

Në këtë mënyrë, ata na bëjnë të besojmë se blerja e gjërave është shpërblimi përfundimtar, se do të jemi të lumtur vetëm nëse blejmë një makinë më të bukur ose një shtëpi më të madhe.

Si të veproni? Mos e bëni zakon t'i çoni fëmijët në dyqane ku ata mund të vrapojnë duke thënë "Unë dua këtë dhe atë”. Fëmijët më të lumtur vlerësojnë përvojat në vend të gjërave materiale.

Mos e inkurajoni fëmijën tuaj të besojë se të kesh gjëra, sjell lumturi duke i dhënë shumë dhurata.

Koncepti që ju shprehni dashurinë për dikë duke i dhënë atij një dhuratë është një ide e bukur që dikur funksiononte mjaft mirë, por shumë fëmijë marrin aq shumë gjëra në ditët e sotme saqë shpejt bëhet e tepërt. Sa herë keni ditëlindje apo data të shënuara, piqni një tortë në shtëpi, bëni një kartolinë me dorë, recitoni poezi etj.

Luani lojëra me fëmijët për t’u treguar se sa bukur është të bësh gjëra të thjeshta. Shkoni në një muze me ta. Lexoni në praninë e tyre.

Nëse mund t'i mësoni fëmijët për vlerën e këtyre gjërave të vogla, shanset e tyre për lumturi do të rriten pa masë kur të jenë më të mëdhenj.

Burimi: CNBC