Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se janë në një marrëdhënie! Ai shkoi ta takonte në Buenos Aires, Argjentinë (përkufizimi i: Nëse do, e bën) dhe shkëmbyen një puthje pasionante.
Kelce, i cili po shihte koncertin e Tay, së bashku me babin e këngëtares, po e priste atë në backstage dhe atje shkëmbyen puthjen e parë publike, si për t’i thënë botës: “Po, jemi bashkë!”.
Ajo la skenën, vrapoi drejt atij, i cili e shihte i mrekulluar dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe u përqafuan dhe u puthën, ndërkohë që turma thjesht s’e mbajti dot veten.
GUYSSSSSW pic.twitter.com/sVB6Z9RwGw
— vero ? eras tour ?? 9/11, 10/11 & 11/11! (@inyourcardigan) November 12, 2023
Tay dhe Travis, prej disa kohësh po dalin bashkë dhe njerëzit po i adhurojnë si çift. Ata janë shfaqur në disa takime, të lumtur krah njëri-tjetrit dhe sipas burimeve, ndihen shumë mirë në këtë romancë të re.
Pra, Taylor tanimë ka një të dashur të ri dhe e ndiejmë që albumi i radhës do jetë zjarr!
Artikuj të sugjeruar: