Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2023

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Kjo javë sjell Hënën e re në Akrep dhe të frymëzon të rimendosh gjërat dhe qasjen në gjërat që i konsideron si tabu. Të premten, Marsi bashkëpunon me Neptunin dhe të ndihmon që të shkosh atje ku ti do.

Dashi

Gërmo më thellë, i dashur Dash! Hëna e re në Akrep të hënën, të ndihmon të krijosh më shumë intimitet dhe situata më domethënëse për lidhjen tënde, në mënyrë që ta forcosh atë. Të shtunën, një bashkëpunim i Diellit dhe Marsit të bën që të gjesh pasionin në gjërat e tua të përditshme.

Demi

E gjitha lidhet me dashurinë. Hëna e re në Akrep të motivon të përqendrohesh në romancë, dashuri dhe në tërheqjet pasionante që mund të ndodhin në jetën tënde. Do të shërosh veten, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua, sidomos të premten dhe në javën në vijim.

Binjakët

Ti e di sa e rëndësishme është të bësh hapa të vegjël. Zhvillimi yt dhe përparimi në shumë fusha të jetës varet pikërisht nga siguria që të japin këto hapa. Shiko me detaje, tregohu person vigjilent dhe konsidero edhe gjërat e vogla që mendon se s’kanë asnjë rëndësi. Kujdes me sjelljet, emocionet dhe dëshirat e tua.
 
Gaforrja
 
Shprehe veten, Gaforre! Të hënën, kur ndodh edhe Hëna e re në Akrep, do të mund të manifestosh kurajon, qëllimet dhe sukseset e tua. Të premten, Marsi dhe Neptuni të mbushin me shpresë dhe optimizëm, për të të treguar se para teje shpalosen shtigje dhe mundësi të reja.
 
Luani
 
Mirë se vjen në shtëpi, Luan! Hëna e re të bën të rikthehesh në shtëpinë tënde, te miqtë dhe personat që të japin siguri emocionale. Do të kesh një shërim të shumpëritur dhe do të fitosh vetëbesimin që ke ëndërruar me kohë.
 
Virgjëresha
 
Lexo mes rreshtave dhe shikoji pak me më shumë detaje gjërat. Hëna e re në Akrep të ofron dhuratën që të zgjidh shumë punë: Komunikimin. Përdore si duhet, kombinoje me aftësitë e tua të tjera dhe shiko se sa shumë mundësi të reja do të tërheqësh.
 
Peshorja
 
Vendosi në zbatim njohuritë e tua, Peshore! Qëllimet e tua duan të plotësohen dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, që të kesh një situatë më të mirë në sektorin e financave. Dëgjoji njerëzit që të këshillojnë, bëj një listë të atyre që rezonojnë me ty dhe vepro.
 
Akrepi
 
Gëzuar ditëlindjen, Akrep! Hëna e re në shenjën tënde të ofron shansin t’i shprehësh dëshirat e tua universit dhe të shohësh se si ato plotësohen. Marsi dhe Neptuni bashkëveprojnë për të të dhënë më shumë vetëbesim. Kjo javë të bën të ndihesh të lirë dhe të kesh mendësinë se mund të arrish gjithçka.
 
Shigjetari
 
Është momenti për t’u larguar, Shigjetar. Përshëndetu me të gjitha situatat e së shkuarës, të cilat të pengojnë të realizosh vizionin tënd. Marsi dhe Neptuni të ndihmojnë të emërosh emocionet e tua, të jesh i/e ndërgjegjshëm/me për ndjesitë që ke. Është e rëndësishme ta lësh veten të përjetojë emocione dhe t’i identifikosh ato.
 
Bricapi
 
Fuqia është në dorën tënde, por ajo mund të shumëfishohesh nëse bashkëpunon me komunitetin dhe me njerëzit që të rrethojnë. Këtë javë, do të bësh ca biseda goxha të ndjeshme me miqtë e tu më të mirë dhe do të marrësh ca këshilla që do të të ndihmojnë.

Ujori
 
Këtë javë do të ringrihesh më i/e fortë se kurrë! Hëna e re në Akrep do që qëllimet e tua në karrierë të ngjiten në një nivel më të ri dhe aftësitë e tua të të çojnë drejt një shpërblimi të shumëpritur. Karriera do të lidhet me vlerat e tua dhe do të detyrohesh të ndërmarrësh një vendim të rëndësishëm.
 
Peshqit
 
Udhëtim të mbarë! Hëna e re të dërgon në një rrugëtim mençurie, edukimi dhe meditimi. Do të mendosh gjatë për gjërat që do të ndryshosh dhe kur të rikthehesh nga kjo shkëputje, do të veprosh si duhet për ta rikthyer jetën në vijë të drejtë.