“X Factor Albania” do të nisë në mes të dhjetorit, thotë Ilda Lumani, skenaristja e programit.
Ilda tha gjithashtu se janë mbyllur audicionet paraprake dhe janë përzgjedhur pjesëmarrësit më të mirë. Ajo shtoi se ka pasur shumë interes dhe pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e lartë, duke theksuar se në skenën e “X Factor Albania” do të ketë njerëz nga grupmosha të ndryshme, madje edhe në grupmoshën e tretë.
Deri më tani, dimë se “ X Factor Albania” do të moderohet nga Alketa Vejsiu dhe anëtarë të jurisë do të jenë: Adi Krasta, Elhaida Dani, Arilena Ara dhe Zhani Ciko.
View this post on Instagram
Pjesë e jurisë do të jenë edhe Vesa Luma dhe Young Zerka, por mendohet se do të jenë pjesë e jurisë gjatë audicioneve, pasi katër anëtarët e mësipërm janë konfirmuar.
Gjithashtu, edhe një guest judge, që domethënë se do të ndryshohet.