
Mjaftoi një postim i Kendall Jenner në Instagram që njerëzit të dyshojnë se ajo dhe reperi Bad Bunny i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Kendall postoi një foto nga perëndimi i diellit dhe shkroi: “Ajo që është (krijuar) për mua, thjesht do të më gjejë”.
View this post on Instagram
Ajo nuk dha asnjë detaj më tepër, por shumë njerëz menjëherë aluduan se ishte ndarë. “Duket si një postim ndarjeje”, shkroi dikush; “Dreqin, kush të lëndoi!!!”, tha dikush tjetër: “Ajo dhe Bad Bunny janë ndarë”, tha me siguri një tjetër person.
Deri më tani, dyshja nuk ka reaguar as për romancën dhe as për zërat e ndarjes.
Herën e fundit që ata u panë bashkë ishte data 29 tetor, në një foto të shkrepur nga paparacët e TMZ.

Kendall dhe Bad Bunny janë bashkë që prej shkurtit dhe disa muaj më parë e bënë publike lidhjen e tyre, përmes një puthjeje në koncertin e Drake.
View this post on Instagram
Ata e kanë mbajtur shumë private lidhjen e tyre dhe kanë shpjeguar nëpër intervista pse kanë bërë këtë zgjedhje.

“Unë e di se diçka do të dalë. E di që [njerëzit] do të thonë diçka. Njerëzit dinë gjithçka për mua, kështu që çfarë më mbetet për të mbrojtur? Jeta ime private, jeta ime personale," ka thënë Bad Bunny për Rolling Stone.

Kur u pyet për thashethemet rreth marrëdhënies së tij me Jenner specifikisht, ai ripohoi dëshirën për të mbrojtur atë pjesë të jetës së tij. “Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund të fundit, e vetmja gjë që kam është privatësia ime.”
Artikuj të sugjeruar: