Ajo është një nga gratë më të famshme në botë, por statusi që gëzon sot nuk e ka mbrojtur dikur nga ngacmimet apo bullizimet e shpeshta në shkollë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shpërndau një seri fotosh me të bijën, Harper, në javën kushtuar luftës ndaj bullizimit. Në një video për “People”, Victoria foli për faktin që dikur ka qenë një fëmijë i bullizuar, ndërsa shkroi në postimin që i dedikohej së bijës: “Bëhu më e mira në klasë! Jam shumë krenare që po rris një vajzë të fortë dhe të kujdesshme!”
View this post on Instagram
Ajo shtoi: “Dikur jam bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them Harper-it se sa e rëndësishme është të jesh e sjellshme dhe të ndihmosh të tjerët. Nëse ajo sheh një vajzë të vogël vetëm në një park lojërash që po ngacmohet, të kërkojë ndihmë për të, sepse dikur kjo vajzë e vogël isha unë, mamaja e saj!”
Victoria Beckham, që është gjithashtu nëna e djemve Brooklyn, Romeo dhe Cruz, e mbyll postimin duke shkruar: “Java #kundërbullizmit! Është kaq e rëndësishme të mos heshtësh sidomos nëse dikush është vetëm ose po ngacmohet”.