Më shumë se dy javë pas ndarjes nga jeta të aktorit Matthew Perry, kolegët dhe miqtë e tij të “Friends” vendosën, si një skuadër, të nderonin mikun e ndjerë duke postuar në rrjete sociale pothuajse në të njëjtën kohë. Pas Matt LeBlanc, Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, e fundit ishte Lisa Kudrow.
Aktorja që luajti personazhin e Phoebe Buffay, shkroi ndër të tjera në Instagram:
“Faleminderit që më bëre të qesh aq shumë me gjërat që thoje, sa më dhimbnin muskujt dhe lotët më derdheshin çdo ditë. Faleminderit për zemrën tënde në marrëdhënien tonë prej gjashtë personazh, që kërkonte kompromis. Dhe shumë komunikim. Faleminderit që erdhe në punë kur nuk ishe mirë dhe më pas, u shfaqe plotësisht brilant. Faleminderit për 10 vitet më të mira që mund të ketë një person. Faleminderit që besove tek unë. Faleminderit për gjithçka që mësova për MIRËSINË dhe DASHURINË duke të të njohur. Faleminderit për kohën që kam me ty, Matthew.”
Gjashtë anëtarët e “Friends” krijuan një miqësi të ngushtë gjatë 10 sezoneve të sitcom-it, i cili u shfaq premierë në vitin 1994.
- Thuhet se miqtë e Jennifer janë të shqetësuar për gjendjen e saj pas vdekjes së Matthew Perry
- Funerali i Matthew Perry: Familjarët dhe kasti i “Friends” përcjellin aktorin
- Biografia e Matthew Perry: Ja nga cili aktor donte të portretizohej
- Çfarë duhet të mësojmë të gjithë nga Matthew Perry
- Matthew Perry donte të mbahej mend vetëm për 1 gjë dhe nuk është ‘Friends’