Kinema & TV

3 seriale që duhet të shohësh këtë fundjavë

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2023

3 seriale që duhet të shohësh këtë fundjavë

Nëse këtë fundjavë planifikon të shohësh një serial në shtëpi, me kokoshka përpara dhe në rehati të plotë, kemi një listë për ty:
 
“Roman Empire”

Nëse ke qejf historinë dhe do të dish më shumë rreth mbretërve, perandorëve, diktatorëve dhe tiranëve, ky serial është fiks për ty. “Roman Empire” tregon ngritjen e një prej perandorive më të fuqishme dhe të njohura në botë, e cila u shkatërrua nga egoja dhe mëritë e udhëheqësve të saj.
 
“Blue Eye Samurai”

Nëse të pëlqejnë serialet e animuar për të rritur, ky është një super sugjerim. Një samurai, e trajnuar nga më të mirët dhe e motivuar nga hakmarrja, përdor aftësitë e saj të jashtëzakonshme për të vendosur në vend drejtësinë.
 
“Shadowhunters: The Mortal Instruments”

Ke qejf serialet me karaktere të mbinatyrshme? Ky është fiks për ty. Katherine dhe Dominic kanë si mision të kërkojnë dhe të vrasin demonët.

Artikuj të sugjeruar: