
Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe për vitin 2023. Gara e madhe e bukurisë u zhvillua të shtunën në mbrëmje në San Salvador dhe në të morën pjesë plot 84 shtete.
Vieë this post on Instagram
Fituesja u vendos nga juria, e cila përbëhej nga modelja Halima Aden, ylli i “Queer Eye”, Carson Kressley, influencuesja në TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fituese, Janelle Commisiiong (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere (Miss Universe 2016).


Shoqëruesja e parë ishte Antonia Porslid, nga Tailanda, e cila bëri bujë pasi nuk e përqafoi fituesen në fund të garës.
Në këtë garë, Shqipëria përfaqësohej nga Endi Demneri dhe Kosova nga Arbesa Rrahmani.
View this post on Instagram
Gara për Miss Universe 2023 u vendos në qendër të vëmendjes këtë vit edhe për shkak të Miss Nepal, e cila theu traditën. Ajo, me format dhe ecjen e saj karakteristike, mori vëmendjen e publikut dhe shumë komentues në Tiktok e duartrokitën pjesëmarrjen e saj.
View this post on Instagram
“Bukuria nuk ka limite”; “Bravo që po ndryshohet historia e konkursit”; “E bukur dhe me vetëbesim” ishin disa nga komentet.